Fatos Berisha zgjidhet drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Teatri

Fatos Berisha zgjidhet drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 16:55
Fatos Berisha

Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës ka njoftuar se pas një procesi të gjatë vlerësimi, dhe testimit me shkrim dhe intervistës me gojë në mbledhjen e datës 21 qershor 2019, ka zgjedhur Fatos Berishën, si Drejtor të ri artistik.

Ai do ta udhëheq mbarëvajtjen e punëve artistike dhe kreative në Teatrin Kombëtar të Kosovës për katër vitet e ardhshme.

Kandidati Fatos Berisha i ka plotësuar të gjitha kriteret juridike dhe profesionale për ta ushtruar detyrën e Drejtorit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ai ka dhënë dëshmi bindëse se mund ta drejtojë në planin artistik institucionin më të madh teatror në vendin tonë.

Të gjithë kandidatët për rezultatet e poentimit të tyre do të informohen përmes administrates, thuhet në njoftimin e këshillit drejtues të teatrit kombëtar të Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat