Vlora pret komedinë e re nga grupi i të rinjve vlonjat

Teatri

Vlora pret komedinë e re nga grupi i të rinjve vlonjat

Më: 25 dhjetor 2019 Në ora: 17:24
"Loje dashurie"

"Loje dashurie" titullohet komedia me e re e shkruar me dashuri dhe emocionë nga regjisori dhe aktori i njohur Vlonjat Jorgaq Tushe, vjen në skenën e teatrit Petro Marko në qytetin e Vorës në festat e fundvitit. Organizatorët e Akademisë Art plus kanë ngritur për herë të parë në këtë qytet grupin e teatrit të rinjve vlonjat, një iniciativë që ja vlen të përgëzohet pasi nxit tek të rinjtë dashurinë për artin e kulturën duke motivuar dhe mbushur kohën e lirë. "Lojë Dashurie".

Me skenar të Jorgaq Tushes, udhëheqës artistik prof. Mito Kutalli dhe koreograf Kujtim Sako. Me regji të Jorgaq Tushes, udhëheqës muzikor Viktor Rapushi, skenograf Petraq Stefani. Me aktorë: Loris Sinanaj, Kujtim Sako, Megi Shimi, Igli Fusha, Enerest Dalipaj, Nano Binjakaj, Elisa Meçaj.

Si dhe balerinat e Art Plus Akademi në drejtimin e as/koreografes Estel Agaj dhe balerinave: Vjollca Nelaj, Gleida Troka, Dorina Jançaj. Vlora e traditës me trupën dhe aktorët e saj simpatik shumë prej të cilëve tashmë janë shuar, do prek kënaqësinë e skenës së teatrit me grupin e të rinjve vlonjat që kanë më se tre muaj që përgatiten për këtë shfaqje rinore me një temë tepër aktuale për kohën e sotme.

Nga data 26,27,28,29 Dhjetor, ora 19:00 në Teatrin Petro Marko Vlorë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat