Më pak shikues në teatër, INSTAT: Rritet numri i shfaqjeve por bie frekuentimi

Teatri

Më pak shikues në teatër, INSTAT: Rritet numri i shfaqjeve por bie frekuentimi

Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 19:27
Ilustrim

Sipas INSTAT numri i shfaqjeve në teatër është rritur ndjeshëm por ka rënë frekuentimi. Sipas të dhënave më shumë vizitorë ka në muze, parqe arkeologjike dhe kala.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2019 numri i shfaqjeve është rritur me 2.7% ndërsa numri i spektatorëve është ulur me 2.8%, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018. Por ndryshe nga shfaqjet qytetarët kanë shfaqur një interes më të lartë për të vizituar muze, kala, parqe arkeologjike dhe monumente të tjera.

Gjatë vitit të kaluar numërohen më shumë se 1 milionë vizitorë në to duke shënuar rritje me 6.7% krahasuar me vitin 2018.

Ndryshimi më i madh është ndjerë në Bibliotekën Kombëtare ku numri i frekuentuesve është rritur me rreth 61%.

Sipas statistikave duket se qytetarët janë orientuar më shumë drejt leximit dhe trashëgimisë kulturore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat