Nesër, me fillim nga ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit jepet shfaqja “Bretkosa”

Teatri

Nesër, me fillim nga ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit jepet shfaqja “Bretkosa”

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 10:42
Bretkosa

Një super shfaqje vjen nesër, e premte, me fillim nga ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit. Shfaqja “Bretkosa” – prodhim i Teatrit AAB, e ndërtuar mbi dramën e autorit kroat Dubravko Mihanovic, me regji nga Burbuqe Berisha dhe asistent Ledri Vula, vjen me një super kastë të aktorëve si Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala dhe Valmir Krasniqi.

E ndërtuar mbi dramën e kroatit Dubravko Mihanoviç, me të njëjtin titull, por e adaptuar në mënyrë brilante për realitetin kosovarë, rrëfen realitet, ku askush nuk ka durim për të dëgjuar tjetrin dhe komunikimi duket i pamundur, edhe për gjerat që janë më të thjeshta.

Mbi të gjitha shfaqja është e liruar nga monotonia dhe tematika, e që trajton e cila në fakt, siç janë shprehur kritikët dhe krijuesit skenik, shpërfaq nuanca të zhanreve të ndryshme. Komike e tragjike.

Ju mirëpresim! E rekomanduar fuqishëm!

Biletat 2 euro. Për studentë dhe kategori tjera sociale vetëm 1 euro.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat