Adem Mikullovci: Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat, Teatri i jonë Leze-u mbyll

Teatri

Adem Mikullovci: Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat, Teatri i jonë Leze-u mbyll

Më: 26 mars 2020 Në ora: 15:51
Adem Mikullovci-Leze Qena

Aktorja e njohur, Leze Qena vdiq në mëngjesin e djeshëm në moshën 85-vjeçare, duke lënë kështu të pikëlluar të gjithë ata që e njohën e e deshën edhe nga ekrani.

Komuniteti artistik janë shprehur tejet të pikëlluar për ikjen e Lezës, duke e cilësuar si aktoren me energjinë më të madhe e që ka qenë edhe inspirim për ta.

Por, gjatë gjithë karrierës së saj, si një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë në skenë, e ka pasur aktorin Adem Mikullovcin. Shumë skena ata i kanë ndarë bashkë, e kjo ka bërë që të kenë edhe një miqësi shumë të mirë. Ikja e Lezës e ka prekur thellë edhe aktorin Mikullovci i cili përmes një statusi në Facebook ka ndarë edhe bisedën e fundit që e ka bërë me Lezën.

Postimi i plotë i aktorit Adem Mikullovcit:

ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”..
Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..
Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.
Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….
Teatri i jonë Leze-u mbyll. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat