Neziraj paralajmëron hapjen e teatrove dhe kinemave

Teatri

Neziraj paralajmëron hapjen e teatrove dhe kinemave

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 10:46
Foto Ilustrim

Qendra Multimedia dje ka nisur peticionin për hapjen e teatrove dhe kinemave. Ndërsa, sot drejtuesi i kësaj Qendre, Jeton Neziraj ka paralajmëruar se së shpejti do të hapen teatrot dhe kinemat.

Neziraj nëpërmjet një postimi në Facebook, tregoi se ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi  do të ketë sot në orën 17:00 takim me akterët relevant për të vendosur lidhur më këtë çështje.

Postimi i tij i plotë:

***Teatrot të hapen sa më shpejtë!***
Lajme të mira! Më herët fola në telefon (nuk eshte lajmi ky ) me ministren e kulturës znj. Vlora Dumoshi, e cila na siguroi se çështja e hapjes së teatrove dhe kinemave në Kosovë do të diskutohet sot në ora 17:00, në një mbledhje që paskan akterët relevant të cilët vendosin për cështje të kësaj natyre. Shpresa është që sot do të marrim lajme të mira dhe se teatrot (dhe jo vetëm) më në fund do të fillojnë t'i kthehen normalitetit - për aq sa lejojnë rrethanat ekzistuese. Faleminderit krejt juve që keni nënshkruar peticionin e inicuar nga shumica e teatrove të Kosovës. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat