“Skupifestival” fillon me 17 shtator

Teatri

“Skupifestival” fillon me 17 shtator

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 09:07
Foto Ilustrim

FNT Skupifestival, do nis edicionin e 14 me radhë nga data 17  deri më 22 shtator. Hapja solemne do të bëhet në hapësirat e Kurshumli Han-it.

Në njoftimi e bërë nga ana e organizatorëve tregohet se në natën e parë të festivalit do të jepet shfaqja ‘Kutia e Zezë’ nga Paolo Genovese e inskenuar nga teatri  Migjeni nga Shkodra.

Gjithashtu në këtë vit i gjithë programi i festivalit do të organizohet në hapësirat e Kurshumli Han-it në Çarshinë e Shkupit, në ambient të hapur të shtyrë edhe për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia.

“Programi i sivjetshëm është i selektuar me një larmi dramaturgjike që ka për bazë në thelb fatin e njeriut karshi stuhive të ndryshme nga jeta. Si dhe sfidat e ndryshme nga jeta sociale, ekonomike e politike, ku  vjen në pah mendimi kritik i njeriut të thjeshtë karshi fenomeneve të reja”, thuhet në njoftimin për media.

Krahas shfaqjes ‘Kutia e Zezë’, në program janë përfshirë edhe “Anomalia gramatikore ” nga Frania Petrinovich , që do të vihet në skenë Teatri Kombëtar nga Novi Sad,  Serbi “E gjithë dashuria ime” nga Laurent Mauvignier ,Teatri i Luftës në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, “Zgjimi i Pranverës” nga Frank Wedekind  që do të vihet në skenë nga Teatri Kombëtar i Kosovës si dhe nga Bullgaria vjen  shfaqja “Pula” nga A. P. Chehov dhe Niloay Kolyada, Spam Studios Sofje.

Në njoftim thuhet se FNT Skupifestival ka edhe karakter garues,  ku juria e përzgjedhur  vendos për shfaqjen më të mirë të festivalit. Juria e edicionit të sivjetëm të këtij festivali përbëhet nga aktorja Amernis Nokshiqi, gazetarja për kulturë Evis Halili,si dhe regjisorja Natasha Popllavska.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat