Teatri ‘Dodona’ publikon programin e shfaqjeve për muajin tetor

Teatri

Teatri ‘Dodona’ publikon programin e shfaqjeve për muajin tetor

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 18:21
Foto Ilustrim

Teatri ‘Dodona’ do të filloj të jap shfaqje për fëmijë çdo të shtunë dhe të dielë me vetëm një termin, atë të orës 12:00.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtoresha për kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli, e cila në Facebook ka publikuar rregullat të cilat duhen respektuar gjatë kësaj kohe.

Më poshtë mund të lexoni statusin e saj të plotë:

Jemi shumë të lumtur që po e publikojmë programin e shfaqjeve që do të jepen gjatë muajit tetor. Për të pasur një koordinim sa më të mirë me publikun në menaxhimin e pandemisë, ju njoftojmë për masat për parandalimin e COVID-19 që duhet të respektohen në teatër, si dhe rregullat e reja që kanë dalur konfrom këtyre masave, si në vijim:

1. Shfaqjet për fëmijë në skenën TEATRI PËR FËMIJË do të jepen të shtunën dhe të dielën, me vetëm nga një termin, dhe atë prej orës 12:00;

2. Biletat mund blihen çdo ditë pune (e hënë-e premte), prej orës 12:00 – 15:00, në sportelin e biletave në Teatrin Dodona, kurse rezervimet mund të bëhen vetëm përmes telefonit 038-230-623 në të njëjtin orar. Në ditët kur ka shfaqje për fëmijë, të shtunën dhe të dielën, nuk mund të bëhen rezervime dhe biletat do të shiten vetëm për ata që i kanë rezervuar ato ditëve të javës. Për shfaqjet në SKENËN e MBRËMJES, biletat mund të blihen edhe në ditët kur ka shfaqje. Numri i ulëseve për të gjtha shfaqjet është i kufizuar;

3. Të gjithë personave që futen në teatër do t’u matet temperatura në hyrje të teatrit;

4. Bartja e maskës në të gjitha hapësirat e teatrit është obligative për të gjithë të rriturit dhe fëmijët prej moshës 6 vjeçare;

5. Respektimi i distancës së paku 1.5m është obligativ;

6. Nuk lejohet qëndrimi në foajenë e teatrit para hapjes së dyerve të sallës së teatrit për shfaqje; Publiku do të fillojë të hyjë në sallë gjysëm ore para fillimit të shfaqjes;

Ju faleminderit për mirëkuptim! Mbesim me shpresën se do të na ndihmoni që ta tejkalojmë së bashku këtë situatë të re në teatër dhe ta shijojmë dhe mbajmë gjallë magjinë e teatrit edhe në këto kohëra të vështira për të gjithë! Ju mirëpresim!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat