Teatri Kombëtar i Shqipërisë do të jetë nikoqir i dramës së Vedat Kokonës

Teatri

Teatri Kombëtar i Shqipërisë do të jetë nikoqir i dramës së Vedat Kokonës

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 16:15
Foto Ilustrim

Teatri Kombëtar i Shqipërisë do t’i hap dyert e saj për t’i mbështjellur publikun me emocionet që dinë të krijojnë leximet e dramave,

Në kuadër të Netëve të leximit të dramës shqipe, më 21 nëntor duke filluar nga ora 18:00 do të lexohet drama ‘’Hijet e Natës’’.

Përderisa kjo dramë është shkruar nga Vedat Kokona, përshtatjen e skenarit dhe kurimin e ka realizuar regjisori Hervin Culi.

Aktorët të cilët do t’i falin ndjeshmëri dramës do të jenë: Naun Shundi, Dritan Boriçi, Luli Bitri, Myzafer Zifla, Natasha Sela, Laert Vasili, Dori Caushi, Luli Hoxha, Besmir Bitraku, Enti Deçka, Donald Shehu, Xhoana Karaj.

Ky lexim i dramës do të përcjellet edhe në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar në Facebook.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat