71 vite nga themelimi i Teatrit ” Migjeni”

Teatri

71 vite nga themelimi i Teatrit ” Migjeni”

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 17:48
Foto Ilustrim

Trupa profesioniste e teatrit “Migjeni” u krijua me 24 nëntor 1949, në zbatim të vendimit nr. 572 të Këshillit të Ministrave të asaj kohe.

71 vjetorin e trupës së teatrit “Migjeni” po e kujtojmë duke e vënë fokusin në disa statistika.

– Trupa përbëhej nga një regjisor ( Andre Skanjeti).
– Tetë aktorë profesionist. (Çezarina Çiftja, Antonjeta Fishta, Vitore Nino, Adem Kastrati, Ndoc Deda, Ndrek Prela, Paulin Lacaj dhe Tef Krroqi).
– Dymbëdhjetë aktorë amatorë.
( Tinka Kurti, Bahrije Mani, Fadile Mustafa, Zef Jubani, Lin Gjoni, Enrik Prendushi, Gjovalin Çarkashija, Halim Kali, Kolec Tarfuku, Çesk Vuksani, Muhamet Ulqinaku).
– Një sufler. ( Palok Kurti)
– Një skenograf ( Pjetër Deda)
– Dy marangoz ( Lec Prendi, Kin Marashi)
– Një rekuizitjer ( Ndoc Bazhdari.
– Një rrobaqepës ( Ejll Gjushi)
– Një llogaritar ( Zef Jubani).

– Premiera e parë u shfaq, më 26 Maj 1950.
– Gjatë 71 viteve, kjo trupë ka realizuar 220 premiera, me një mesatare prej 3.01 në vit. Nga këto 220 premiera ishin 133 drama, 64 komedi, 6 teatër poetik, 4 monodrama, 10 drama dhe 1 komedi për fëmijë.
– Në 71 vite kanë interpretuar 92 aktorë profesionist ( nga ke këto 33 aktore femra), dhe 282 aktor amator.
– Në 220 premierat kanë kontribuar 70 dramaturg shqiptar ( nga këto 1 grua).
– 43 regjisor ( nga këto 5 regjisore)
– 45 skenograf ( nga këto 2 skenografe)
– 5 koreograf
– 9 kostumograf (nga këto 7 kostumografe). Ky numër është më i madh në realitet, por, para viteve 90 kostumet i kanë dizajnuar skenografët dhe nuk janë shënuar në posterat e shfaqjeve.

Këto statistika po paraqiten në sintezë, marrë nga studimi i realizuar nga arkivisti i teatrit dhe i mbështetur në dokumentet origjinal të arkivës ekzistuese të teatrit “Migjeni”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat