Stefan Çapaliku sjell

Teatri

Stefan Çapaliku sjell

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 17:46
Shfaqja “Dogfall”

Nëse do të përpiqemi të gjejmë kuptimin e një lufte do të jetë që prej fillimit një betejë e humbur. Sepse, pasojat e saj të zhysin në një pus absurditeti, ku të dëmtuarit janë edhe ata që shpallen si triumfatorë.

Dhe shtrohet pyetja: A ka në të vërtetë fitues një luftë? Stefan Çapaliku na çon në front të betejës, për të na rrëfyer transformimin shpirtëror e fizikë të ushtarëve marioneta. Në një kohë që bota po flluskon prej gjakut të viktimave pa kursyer edhe fëmijët, regjisori sjell shfaqjen “Dogfall” nëpërmjet interpretimit të aktorëve Ervin Bejleri, Alert Çeloaliaj dhe Erion Hinajt, shkurton distancat mes publikut dhe asaj që ndodh në një front beteje.

Një ushtar dhe një infermier që përpiqen të mbijetojnë, por ndërkohë lufta do të lërë pak prej tyre. Çapaliku na rrëfen se si një infermier zemërmirë me dëshira dhe ëndrra për botën transformohet në një qenie të frikshme, të rrezikshme për çdokënd.

Pasojat e luftës janë aq të rënda, saqë nëse e përjeton rreziku, që lufta e brendshme brenda individit të mos mbarojë kurrë, është i madh.

“Kundër kujt po luftojmë?”, pyet Xhek, teksa shpreh frikën se s’do të dalë i gjallë prej gjithë kësaj. Dhe me të drejtë, lufta arrin të vrasë pjesën humane të tij, ai është krejtësisht i tjetërsuar...

Shfaqja “Dogfall”, vepër e autorit australian Caleb Lewis vjen për të gjithë artdashësit në teatrin Metropol në datat 19 dhe 20 tetor, si një moment reflektimi për luftën dhe pasojat e saj të rënda.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat