“Gjergj Kastriot Skënderbeu”, tur europian nga teatri shqiptar i Amerikës - Bota Sot
“Gjergj Kastriot Skënderbeu”, tur europian nga teatri shqiptar i Amerikës

Teatri

“Gjergj Kastriot Skënderbeu”, tur europian nga teatri shqiptar i Amerikës

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 13:52
“Gjergj Kastriot Skënderbeu”, tur europian nga teatri shqiptar i Amerikës

Teatri shqiptar në Amerikë me pjesën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” do të fillojë gjatë muajit nëntor shfaqjet në disa vende të në Europës, në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, shprehet se “Teatri shqiptar në Amerikë sjell një pjesë historike në Europë. Përgjatë gjithë muajit nëntor do të ngjiten në disa skena me shfaqjen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, pjesë dedikuar heroit tonë kombëtar në 550-vjetorin e vdekjes”.

Shfaqja u dha në 4 nëntor në aeroportin “John Kenedy” në New York, pak çaste para nisjes së linjës Munih- Gjermani.

Në Londër të Anglisë do të shfaqet më 10 nëntor, në Prishtinë më 16 nëntor, ndërsa në Gjakovë më 17 nëntor.

Në Shqipëri, kjo shfaqje do të nisë me premierën e saj të parë në Vlorë më 20 nëntor, për të vazhduar më pas me Gjirokastrën më 21 nëntor, në Tiranë më 26 nëntor, në Durrës më 17 nëntor dhe në Fier më 28 nëntor.

Kjo shfaqje gjithashtu do të ketë premierë në kryeqytetin grek, Athinë, më 24 nëntor, ndërsa shfaqjen e fundit do ta ketë në Zyrih më 1 dhjetor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...