“Poshtë krevatit”, premierë më 8 dhejtor në Qendrën Teatrore të Fëmijëve

Teatri

“Poshtë krevatit”, premierë më 8 dhejtor në Qendrën Teatrore të Fëmijëve

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 14:41
Shfaqja teatrore “Poshtë krevatit”

Shfaqja teatrore “Poshtë krevatit” do të jetë premierë më 8 dhjetor, me fillim prej ora 19:00 në Qendrën Teatrore të Fëmijëve në Çarshinë e Shkupit.

“Poshtë krevatit”, e autorit Brendan Murray, e përkthyer në shqip dhe në regji të Besfort Idrizit, te publiku artdashës do të paraqitet me lojën e aktorëve: Dea Pajaziti, Eldin Shiroki, Flakron Aliu dhe Alma Sadiku.

Sinopsi: Mo dhe Xho po përpiqen të flenë, por ka diçka poshtë krevatit. Me ndihmën e Termoforit, Mo dhe Xho udhëtojnë drejt akullnajave të Arktikut dhe në rërën e një plazhi të deteve jugore, në kërkim të vendit të përshtatshëm për një sy gjumë.

Shfaqja është për të gjitha moshat.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat