Ora e ardhshme e mençur e Samsungut do të vazhdojë ta përdorë Tizenin

Teknologji

Ora e ardhshme e mençur e Samsungut do të vazhdojë ta përdorë Tizenin

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 10:19
Ora e ardhshme e mençur e Samsungut

Samsungu e ka zakon t’i prezantojë orët e reja të mençura në fillim të vjeshtës, zakonisht gjatë panairit IFA, ndërsa si duket as viti i ardhshëm nuk do të jetë përjashtim. 

Kompania koreanojugore ka filluar të punojë në orën e re të mençur, e cila njihet në përdorimin intern me emërtimin Pulse. 

Zhvillimi i orës së ardhshme të mençur filloi në dhjetor ndërsa Samsungu do të ketë kohë të mjaftueshme për ta nxjerrë në treg një produkt të “lustruar” mirë nëse pajisja lansohet në shtator/ tetor të vitit të ardhshëm, ashtu si modelet e mëparshme.

Ora e re e mençur mund të emërtohet Galaxy Sport, por këto janë vetëm spekulime të bazuara në supozimin se pajisja e bartshme do të fokusohet në funksionet sportive dhe ato të fitnesit. Sipas burimeve, ora do ta përdorë sistemin operativ Tizen dhe do të ketë integrim të thellë Bixby. 

Raporti gjithashtu përmend se ora e mençur do të ketë 4GB hapësirë të brendshme. Tani për tani, kjo është e gjitha që dihet për orën e ardhshme të Samsungut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat