Çka do të lansojë Apple më 2019

Teknologji

Çka do të lansojë Apple më 2019

Më: 6 janar 2019 Në ora: 15:54
Produktet te Apple

Apple pati vit të mrekullueshëm më 2018 duke lansuar disa telefona të rinj e pajisje të tjera teknologjike.

Por kjo mbeti më 2018. Tani kompania, sipas “Business Insider”, po punon në lansimin e shumë pajisjeve dhe në disa softuerë për 2019-n.

Ajo çka duhet të pritet nga Apple më 2019:

AirPower

Apple ka thënë se planifikon të lansojë mbushësin pa kabllo më 2018 kur doli iPhone X, por viti kaloi pa të. Tani më 2019, kompania planifikon të lansojë një version të ri të këtij mbushësi.

Mbështjellësi për rritje të baterisë

Apple po punon në disa produkte si mbështjellës të telefonave që mund të zgjasin jetëgjatësinë e baterisë.

iPhone të rinj

Apple do të lansojë telefona të rinj më 2019. Kjo nuk është konfirmuar nga kompania, por iPhone të rinj janë lansuar çdo vit. Lansimi zakonisht bëhet në shtator.

Ora të reja

Sipas shumë spekulimesh, kompania do të lansojë orë të re, Apple, në shtator.

Mac Pro

Më 2016, kompania paralajmëroi një kompjuter për programerë e profesionistë, ndërsa tani është koha që kjo pajisje të dalë në treg.

Ekran shtesë për Macs

Krahas Mac Pro të ri, Apple do të lansojë një ekran shtesë, që do të quhet “Thunderbolt Display”, i cili u shua më 2016.

MacBook dhe iMac

Pritet edhe rifreskimi i linjës së MacBook-ëve dhe iMac-ëve.

iPad Mini

Në tetor, ishte parashikuar që Apple të sillte një model të ri iPad me ekran të vogël. Kjo pritet të vijë më 2019.

Kufje

Produkti më i ri e më i veçantë që do të vijë pritet të jetë seti i kufjeve të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat