Ndryshimi i Instagramit që do të gëzojë përdoruesit e iPhone-it

Teknologji

Ndryshimi i Instagramit që do të gëzojë përdoruesit e iPhone-it

Më: 11 janar 2019 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Një zëdhënës i Instagram konfirmoi për "Tech Crunch" ditën e djeshme se aplikacioni zyrtarisht po sjell një veçori të re, por vetëm për përdoruesit e sistemit iOS.

Veçoria përfshin mundësinë e përdoruesve që të publikojnë postime në llogari të shumëfishta në të njëjtën kohë.

Sapo karakteristika të del, ju mund ta gjeni opsionin poshtë atij të “tag people”, kur dëshironi të publikoni një fotografi të re.

Nëse prekni në “Post to Other Accounts”, atëherë do jeni në gjendje të selektoni profilet në të cilat dëshironi ta publikoni fotografinë.

Megjithëse tipari ka filluar të aplikohet tek përdoruesit e Apple, gjiganti mediatik nuk ka bërë të ditur ndonjë gjë në lidhje me përdoruesit e Android.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat