Facebook investon 300 milionë dollarë në gazetari

Teknologji

Facebook investon 300 milionë dollarë në gazetari

Më: 17 janar 2019 Në ora: 13:14
Ilustrim

Me ardhjen e mediave digjitale, gazetaria gjatë dekadës së kaluar ka pësuar ndryshime të rëndësishme.

Në vendet në tranzicion, gazetaria është në "degë të ulëta", për shkak të krizës së identitetit të këtyre shteteve, heqjes së lirisë së mediave dhe mënyrave në të cilat ato financohen.

Shumë veta në këtë profesion pohojnë se gazetaria është në krizë në nivel global. Gjithashtu, mediat lokale po zhduken masivisht.

Megjithatë, lajmi i mirë është se Facebook do të investojë 300 milionë dollarë në gazetari për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së lajmeve që po publikohen.

Kompania ka vendosur të investojë fonde të konsiderueshme në zhvillimin e gazetarisë. Plani është që të investojë 300 milionë dollarë në mediat lokale në tri vjetët e ardhshme, si dhe programe të tjera. Paratë u dedikohen kryesisht gazetarëve që marrin "lajme nga fusha" dhe që kanë një problem me financimin. Campbell Brown, drejtori i Facebook për partneritet global të lajmeve, konfirmoi se kompania nuk mund të ndryshojë internetin.

Megjithatë, Facebook dëshiron të punojë me gazetarët për t'i ndihmuar ata të arrijnë suksese në rrjetet sociale, por edhe jashtë tyre. Brown po ashtu thekson se një nga synimet e ndihmës në media është zvogëlimi i varësisë së tyre nga Facebook.

Rrjeti social më i popullarizuar po teston mënyra për të rritur dukshmërinë e lajmeve lokale, për shkak të reputacionit të keq si rezultat i zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe keqpërdorimit të të dhënave të përdoruesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat