Microsoft do të shpenzojë 500 milionë dollarë në ndërtimin e shtëpive “të përballueshme” në Seattle

Teknologji

Microsoft do të shpenzojë 500 milionë dollarë në ndërtimin e shtëpive “të përballueshme” në Seattle

Më: 17 janar 2019 Në ora: 15:32
Ardhja e kompanive teknologjike në qytete si Seattle e San Francisco ka ndikuar në rritjen e çmimeve të shtëpive në mas të madhe.

Microsoft ka treguar se do të shpenzoj 500 milionë dollarë për të ndihmuar ndërtimin e shtëpive ‘të përballueshme’ në zonën e Seattle.

“Të ardhurat mesatare në regjion nuk kanë mbajtur ritmin e njëjtë me rritjen e kostove të shtëpive, kështu duke u bërë e pamundur për punëtorët me të ardhura të ulëta e të mesme që të përballojnë që të jetojnë afër punës së tyre”, kanë thënë nga Microsoft.

Të dhënat e mbledhura nga Microsoft kanë treguar se nga 2011 deri 2018, çmimi mesatar për një shtëpi në Puget Sound, e cila është një vatër jetese për njerëzit e zyrave të Silicon Valley, janë rritur për 96%, përderisa të ardhurat mesatare janë rritur për vetëm 34%.

Ardhja e kompanive teknologjike në qytete si Seattle e San Francisco ka ndikuar në rritjen e çmimeve të shtëpive në mas të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat