Këtë vit del në treg televizori që paloset si letër

Teknologji

Këtë vit del në treg televizori që paloset si letër

Më: 18 janar 2019 Në ora: 09:52
Ilustrim

Teknologjia po ecën me ritme të shpejta dhe vijon të na befasojë sa herë "mrekullitë" e saj.

Së fundmi një tjetër produkt pritet të dalë në treg së shpejti.

LG në vitin 2019 mund të fillojë shitjen e televizorit të cilit i paloset ekrani, si të ishte letër.

Veç kësaj, LG do të prodhojë edhe TV 65 inç, të cilët mund të ndryshojnë lartësinë e të përshtaten me përmasat e videos që po luhen.

Materiali OLED që po përdoret tani për ekrane është shumë më fleksibël dhe lejon mundësi të shumta.

Këto priten të jenë disa nga risitë kryesore në panairin e përvitshëm të pajisjeve elektronike, CES 2019, që mbahet në Las Vegas, SHBA.

Më poshtë keni fotografitë e kësaj “mrekullie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat