Twitter njofton se shumë mesazhe private kenë qenë publike për disa vite

Teknologji

Twitter njofton se shumë mesazhe private kenë qenë publike për disa vite

Më: 18 janar 2019 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Mesazhet private që janë dërguar përmes Twitterit, nëpërmjet aplikacionit Android, kanë qenë publike për disa vite me radhë.

Zyrtarët e këtij rrjeti social, njoftuan se mesazhet që konsideroheshin të “mbrojtura” dolën publike pa dashje, derisa po bëheshin disa ndryshime nëpër llogari.

Secili që e ka përditësuar llogarinë prej nëntorit të vitit 2014, deri në janarin e këtij vitit, mund të kenë qenë viktimë e këtij ekspozimi. Deri më tani, disa të prekur nga ky ekspozim, janë njoftuar nga Twitter.

Bëhet e ditur se shfrytëzuesve të aplikacionit Android, pasi që iu janë mbyllur përkohësisht llogaritë,  iu është rikthyer mbrojtja adekuate dhe nuk pritet të ketë ekspozim të njëjtë.

Në njoftimin publik, zyrtarë nga Twitter kanë thënë se nuk e di se sa llogari janë të prekura, ndërsa kërkon nga shfrytëzuesit të tregojnë nëse i gjejnë mesazhet e tyre që janë bërë publike, pasi që është e pamundur të identifikohen të gjitha njëherësh.

“Kërkojmë falje për atë që ka ndodhur dhe besojmë se nuk do të ndodhë më, sepse e kemi rritur mbrojtjen. Ju lutem kontrolloni fjalëkalimet e juaja” thuhet në komunikatën e Twitter.

Pre e rrjedhjeve, nuk kanë qenë edhe shfrytëzuesit e aplikacioneve nga Apple.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat