Ndalohen videot me sfida të rrezikshme

Teknologji

Ndalohen videot me sfida të rrezikshme

Më: 18 janar 2019 Në ora: 23:46
YouTube ndalon videot me sfida të rrezikshme dhe shaka të dëmshme.

YouTube ndalon videot me sfida të rrezikshme dhe shaka të dëmshme. Lajmi bëhet i ditur nga platforma e famshme që ka anonçuar ndryshimin e rregullave. Dhe ato kryesoret janë pikërisht ndalimi i sfidave që vënë në rrezik qetësinë e njeriut, por edhe shakatë e tepruara apo kamerat e fshehta ku viktima e përjeton si një rrezik të rëndë fizik, apo edhe çdo gjë që mund ti krijojë problem emocionale fëmijëve.

Ky ndryshim mbërrin menjëherë, pasi në SHBA shpërtheu moda e Bird Box Challenge, sfida që u frymëzua nga filmi i Netflix sipas së cilës njerëzit duhet të kryenin veprime me sytë të mbuluar, përfshirë këtu edhe ngjarjen e makinës apo motorit. Kjo natyrisht nuk ishte e vetmja sfidë e çuditshme dhe e rrezikshme, por e fundit e një serie të gjatë.

Për këtë arsye YouTube sqaron se platformë është djepi i shumë shakave dhe sfidave virale në rrjet, por duhet që ato të jenë argëtuese dhe jo të dëmshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat