Facebook me një veçori të re që mund të gëzojë popullin e Kosovës

Teknologji

Facebook me një veçori të re që mund të gëzojë popullin e Kosovës

Më: 21 janar 2019 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Facebook ka paralajmëruar për lansimin e një veçorie të re të ashtuquajtur "Community Actions".

TechCrunch ka njoftuar se funksioni do të fillojë të qarkullojë për përdoruesit nesër fillimisht në Shtetet e Bashkuara, të cilët do të jenë në gjendje të krijojnë një peticion, të etiketojnë zyrtarët ose organizatat relevante publike dhe të shfrytëzojnë miqtë e tyre për të mbështetur kauzën e tyre.

Mbështetësit për çdo peticion të dhënë do të mund ta diskutojnë këtë temë me mbështetësit e tjerë në faqe dhe gjithashtu do të jenë në gjendje të krijojnë ngjarje dhe fonde.

Faqja e karakterizon tiparin si një që synon organizimin shoqëror mbi veprimet e zyrtarëve publikë, duke kërkuar mbrojtje më të mirë për një vend apo mbështetje të ndonjë kauze kolektive.

Një zëdhënës i Facebook deklaroi se jo të gjithë do të kenë qasje menjëherë në këtë veçori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat