Franca gjobit me 50 milionë euro “Google”, ja arsyeja

Teknologji

Franca gjobit me 50 milionë euro “Google”, ja arsyeja

Më: 22 janar 2019 Në ora: 19:33
Ilustrim

50 milionë euro është gjoba që “Google” ka marrë nga rregullatori francez i mbrojtjes CNIL. Kjo gjobë vjen për shkelje të rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.

“Gjoba është vendosur për mungesë transparence, informim të papërshtatshëm dhe pamjaftueshmëri bazash për reklamat e personalizuara”, ka sqaruar CNIL.

Rregullatori tha gjithashtu se njerëzit nuk ishin mjaft të informuar për mënyrën se si “Google” grumbullon të dhëna për të personalizuar reklamat.

Ndërkohë në një deklaratë publike “Google” tha se ishte duke studiuar vendimin për të përcaktuar hapat e tij të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat