Bill Gates: Më të mirën që e kam bërë – Dhjetë miliardë dollarë i kam shndërruar në 200

Teknologji

Bill Gates: Më të mirën që e kam bërë – Dhjetë miliardë dollarë i kam shndërruar në 200

Më: 24 janar 2019 Në ora: 10:13
Bill Gates

Investimi në organizata shëndetësore me qëllim të rritjes së qasjes vaksinave është profitabile, ka thënë miliarderi, filantropi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates

Gjatë decenies së kaluar, Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka dhuruar diç më shumë se 10 miliardë dollarë, kryesisht në tre sektorë: Aleancën e vaksinave, Fondin për luftën kundër sidës, tuberkulozit dhe malaries dhe Iniciativën për çrrënjosjen e sëmundjeve.

“Konsideroj që ky fitim ishte 20:1, përkatësisht ka sjellë vlerën prej 200 miliardë dollarësh gjatë atyre njëzet vjetëve”, ka thënë Gates në Forumin e Davosit, duke shpjeguar se sa është e rëndësishme pjesëmarrja në organizata.

“Mirëpo, ndihma fëmijëve të vegjël që të jetojnë, të marrin ushqim të shëndetshëm dhe të drejtë, u kontribuon atyre shteteve, andaj ky është fitimi i cili kapërcen çfarëdo momenti tipik financiar”, ka thënë ai.

Gates ka përsëritur atë që edhe ka thënë një herë në një ndër kolumnet e veta me titull: “Investimi më i mirë që e kam bërë ndonjëherë”, duke shtuar që e njëjta shumë prej 10 miliardë dollarësh e investuar në S&P 500 është shtuar për vetëm 17 miliardë dollarë.

Duke folur për vaksinat, ai ka pasur porosi për prindërit të cilët frikësohen nga efektet e padëshiruara.

“Është e papranueshme që vetëm në bazë të dezinformatave, duke menduar që kështu i mbrojnë fëmijët e tyre, pikërisht fëmijët i ekspozojnë ndaj rrezikut, si edhe të gjithë fëmijët e tjerë përreth tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat