Ekran të tillë laptopi nuk e keni parë më parë

Teknologji

Ekran të tillë laptopi nuk e keni parë më parë

Më: 24 janar 2019 Në ora: 15:12
Foto ilustruese

Sa kohë kemi pritur që ekranet OLED të vinin tek laptopët dhe më në fund ka ndodhur. Në CES 2019 Samsung dhe Dell demonstruan produktet e tyre.

Por sot Samsung prezantoi zyrtarisht që atë e quan si laptopi i parë 15.6-inç me ekran OLED.

Sipas Samsung ekrani ka një riprodhim të shkëlqyer të ngjyrave, shikueshmëri të lartë në dritë të fortë dhe HDR.

Secili “Pixel” ka dritën e vet të aftë të prodhojnë ngjyrë të zezë të vërtetë. Panelet OLED kanë saktësi shumë të lartë ngjyrash krahasur me LCD.

Fuqia e shkëlqimi është 600nits dhe një rang ngjyrash prej 34 milionë.

Është më i hollë, më i lehtë dhe përdor më pak energji sesa LCD thotë Samsung.

Por ekranet OLED kanë problemet e tyre. Jetëgjatësia është në pikëpyetje. Panelet e rinj do të prodhohen në mesin e muajit Shkurt por ende asnjë prodhues laptopësh nuk ka konfirmuar përdorimin e tyre.

Deri në Korrik priten ekranet të reja 4K OLED nga Dell XPS 15, Alienware m15 dhe G15 dhe HP Spectre x360.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat