Risia që do të sjellë WhatsApp në versionin e ardhshëm për Android

Teknologji

Risia që do të sjellë WhatsApp në versionin e ardhshëm për Android

Më: 24 janar 2019 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Një veçori e re në WhatsApp do lejojë përdoruesit e Android të menaxhojnë më mirë fotografitë dhe videot në aplikacionin e mesazheve.

Opsioni “Show in chat” u lejon përdoruesve të zbulojnë shpejt ku ndodhen fotografitë ose videot.

Kjo u mundëson përdoruesve të gjejnë pikërisht grupin bisedor ose bisedë në të cilën një foto e veçantë erdhi dhe kur u dërgua.

Tipari, i paralajmëruar nga WeBetaInfo, tashmë është i disponueshëm për iOS dhe do të jetë i disponueshëm në versionet Android.

Përditësimet e njoftuara së fundi për aplikacionin popullor të mesazheve, që numëron rreth 1.5 miliard përdorues në mbarë botën, përfshijnë një përzgjedhje të përmirësuar të afisheve dhe platformën e sigurisë “fingerprint”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat