Facebook injoroi problemin e shpenzimeve të fëmijëve, zbulojnë dokumentet

Teknologji

Facebook injoroi problemin e shpenzimeve të fëmijëve, zbulojnë dokumentet

Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:39
Ilustrim

Në Britaninë e Madhe shumë dokumente kanë zbuluar se si gjiganti Facebook ishte i shqetësuar se fëmijët po shpenzonin shuma të mëdha në pagesa brenda aplikacioneve pa lejen e prindërve – por, me sa duket nuk zgjodhë të vepronin.

Diskutimet treguan se kjo shtëpi teknologjike vendosi të mos zbatojë masa të caktuara mbrojtëse pasi mund të ndikojë në të ardhurat e përgjithshme nga njerëzit që paguajnë për lojëra.

Sipas raporteve të fundit dokumentet formuan pjesë të një padie që u vendos në vitin 2016, pas së cilës Facebook pranoi të ndryshonte praktikat e veta.

Në mes të shkurtit 2008 dhe qershorit 2014, Facebook tha se bëri pak më shumë se 34 milion dollarë nga llogaritë që i përkasin të miturve në Shtetet e Bashkuara.

Informacioni u mbajt nën vula derisa Qendra për Raportim Hetimor kohët e fundit bëri një kërkesë për ta bërë publike. Javën e kaluar, një gjykatës urdhëroi Facebook për të siguruar materiale shtesë. Ndërsa këtë e bëri të enjten.

Dosjet tregojnë diskutime midis punonjësve të Facebook rreth asaj se si ndodh pagesa brenda aplikacioneve brenda platformës dhe nëse fëmijët mund të shpenzojnë pa dashje para të vërteta gjatë lojës.

Tara Stewart, një analiste për rreziqet ndaj Facebook, vuri në dukje se monedha në lojë shpesh “nuk duket domosdoshmërisht si para e vërtetë për të miturin”.

Hetimi u nxit nga zhvilluesi i lojës finlandeze Rovio.

Ai tha se kishte vënë re një “nivel alarmant të lartë të rimbursimit”, i shkaktuar nga ajo që njihet si “mashtrim miqësor”.

Termi zakonisht i referohet rasteve kur prindërit zbuluan se një fëmijë ka përdorur kartën e tyre të kreditit për të blerë artikuj ose shtesa në nje lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat