Samsungu dëshiron ta patentojë ekranin 3D me njohje të fotografisë

Teknologji

Samsungu dëshiron ta patentojë ekranin 3D me njohje të fotografisë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 15:57
Samsung

Samsungu e ka paraqitur një kërkesë të re për patentim në USPTO, ndërsa patenta është për ekranin 3D të cilin përdoruesit mund ta lidhin me telefonat e mençur dhe tabletët e tyre.

Këto ekrane mund të ekzistojnë si televizorë ose monitorë dhe mund ta shfaqin përmbajtjen e cila varion nga fotografitë dhe videot deri tek lojërat 3D. Ilustrimet e përfshira në patentë gjithashtu tregojnë se përdoruesit mund ta përcjellin informacionin nga telefonat e mençur në ekranet 3D.

Ekrani 3D gjithashtu ka interfejs të përdoruesit 3D (UI) i cili ua mundëson përdoruesve që të komunikojnë me pajisjen qoftë me prekje ose me ndihmën e lapsit të mençur.

Këto ekrane gjithashtu mund të jenë sensorë që e detektojnë kontaktin e përdoruesit me objekte virtuale, të cilat pajisja i prezanton me ndihmën e dritës infra të kuqe apo valëve ultrasonike për ta ndjekur ndërveprimin e personit me përmbajtjen.

Edhe pse patentat nuk rezultojnë gjithmonë me produkt komercial, raportet sugjerojnë se gjiganti koreano-jugor do të mund t'i plasojë ekranet 3D në të ardhmen. Deri më tani Samsungu nuk është prononcuar për patentën e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat