Videot të cilat nuk do t’i shfaqë më Youtube

Teknologji

Videot të cilat nuk do t’i shfaqë më Youtube

Më: 27 janar 2019 Në ora: 16:15
Youtube

Youtube nuk do të shfaqë më video që përmbajnë teori konspiracioni në lidhje me kullat binjake, si dhe teoritë që pretendojnë se Toka është e rrafshët.

“Ne do të fillojmë reduktimin e përmbajtjeve të kufizuara dhe atyre që mund të keqinformojë përdoruesit në mënyra të dëmshme”, tha në një postim në blogun në pronësi të Google.

“Videot e tilla që promovojnë një mrekulli të rreme për një sëmundje serioze, të atilla që pretendojnë se Toka është e sheshtë, ose duke bërë pretendime të rreme për ngjarjet historike si 9/11 do largohen nga platforma”, thuhet tutje në postim.

Videot që nuk shkelin udhëzimet e platformës do të vazhdojnë të mbesin dhe do të shfaqen, por ato nuk do të shfaqen si sugjerime së bashku me përmbajtjen jo të lidhur.

Uebfaqet që mbajnë përmbajtje të krijuara nga përdoruesit si YouTube, Facebook, Twitter dhe Tumblr janë duke kërkuar mënyra për të frenuar rritjen e përmbajtjeve të rreme dhe atyre për të rritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat