Samsung CEO: Galaxy S10 do të përmbush kërkesat e konsumatorëve

Teknologji

Samsung CEO: Galaxy S10 do të përmbush kërkesat e konsumatorëve

Më: 29 janar 2019 Në ora: 11:00
Ilustrim

Galaxy S10 vjen në 10 vjetorin e pajisjeve Galaxy të Samsung dhe tifozët kanë shumë pritshmëri nga pajisja. Drejtori i përgjithshëm i divizionit telefonik të Samsung, DJ Koh beson se Galaxy S10 do të përmbushë pritjet e konsumatorëve. Komentet e Kohit vijnë më pak se një muaj nga zbulimi i Galaxy S10.

Kompania ka konfirmuar se do të lansojë pajisjen më 20 shkurt në San Francisko. Ka gjithashtu një shans të mirë që telefoni i palosshëm shumë i pritur do të shfaqet në të njejtën ngjarje.

Duke folur për The Investor, Koh tha se “do të bëjmë më të mirën për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve që janë duke pritur për produktet tona.” Ai do të kryesojë këtë ngjarje më 20 shkurt, ku Samsung do të zbulojë tre modele të Galaxy S10.

Galaxy S10 do të jetë një telefon kryesor i Samsung. Do të jetë pajisja e parë premium me një ekran Infinity-O, i pari me një modem 5G dhe ndoshta telefoni i parë i Samsung me 12GB RAM. Siç është pohuar më parë, do të jetë gjithashtu i pari që do të vijë me shërbimin e kripto-valute të Samsung për telefona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat