Samsung merr patentë të re për... bluz të mençur e cila diagnostikon sëmundjet e mushkërive

Teknologji

Samsung merr patentë të re për... bluz të mençur e cila diagnostikon sëmundjet e mushkërive

Më: 30 janar 2019 Në ora: 07:17
Bluza e mençur e Samsungut është e pajisur me shumë sensorë

Më 24 janar, 2019, një patentë e re e gjigantit të teknologjisë, Samsung Electronics, është publikuar nga WIPO.

Patenta e titulluar “Aparat elektronik dhe metoda e kontrollit të njëjtë” e përshkruan bluzën e mençur të Samsungut me sensorët që janë të aftë të diagnostikojnë gjendjen tuaj fizike, në veçanti gjendjen e mushkërive tuaja, shkruan LetsGoDigital.

Bluza e mençur e Samsungut është e pajisur me shumë sensorë, të cilët janë të aftë të detektojnë zërin e mushkërive të përdoruesit (personit që e ka të veshur). Në këtë mënyrë, sëmundjet e frymëmarrjes mund të diagnostikohen, por gjithashtu edhe frekuenca dhe fuqia e frymëmarrjes mund të maten.

Image

Diagnoza të ndryshme mund të bëhen, të tilla si pneumonia ose bronkiti, por po ashtu edhe sëmundjet kronike të mushkërive si astma dhe COPD mund të identifikohen nga bluza e mençur e Samsungut. Po ashtu, kjo bluzë mund të përcaktojë diagnozën e saktë, moshën, gjininë, gjatësinë dhe historinë mjekësore të përdoruesit.

Bluza e mençur mund të lidhet me një smartfon, kështu përdoruesi mund të lexojë menjëherë diagnozën. Bazuar në rezultatet, do të shfaqet një këshillë, duke filluar nga masat parandaluese në masa emergjente.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat