Keni fshirë mesazhet pa dashje? WhatsApp-i do ju vijë në ndihmë me këtë risi

Teknologji

Keni fshirë mesazhet pa dashje? WhatsApp-i do ju vijë në ndihmë me këtë risi

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 12:13
Ilustrim

WhatsApp tashmë do ju vijë në ndihmë të gjithve ju që do donit ti rikthenit pas mesazhet që keni fshirë kohë më parë.

Edhe nëse ia dërgove dikujt gabimisht një mesazh apo u pendove për atë që nise, zgjidhja është e thjeshtë. Mjafton ta fshish atë brenda një afati kohor prej shtatë minutash dhe nuk mund ta shohë më dot askush.

Por nëse kujtuat se mesazhet u zhdukën përgjithmonë e keni gabim, pasi është gjetur një mënyrë sesi të rikthehen.

Image

 

Për të bërë një gjë të tillë, përdoruesit thjesht duhet të fshijnë aplikacionin dhe ta riinstalojnë atë.

Në momentin që hapet, zgjidhni opsionin që të rikthehen të gjitha komunikimet nga bisedat e arkivuara. Kjo gjë rikthen të gjitha mesazhet edhe ato që keni fshirë.

Jeni të lumtur tani!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat