Apple fillon punësimet për shërbimin e shpërndarjes së videove të ‘ngjashëm me Netflix’

Teknologji

Apple fillon punësimet për shërbimin e shpërndarjes së videove të ‘ngjashëm me Netflix’

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 09:42
Ilustrim

Lansimi i shërbimit të ri të shpërndarjes së videove nga Apple, që thuhet të jetë i ngjashëm me Netflix, mund të ndodhë shumë shpejtë.

Në ueb-faqen e kompanisë, është postuar një diagram, që tregon se prej gjysmës së janarit, janë ofruar 42 vende të punës, për Interactive Media Group, divizioni që besohet se do të merret me këtë platformë të re.

“Ekipi ynë është i përgjegjshëm për implementimin e softuerit, që ofron shërbime lineare audiovizuele sikurse edeh mediat tjera. Kjo përfshinë edhe përmbajtjen prej mediave lokale, video-on-demand dhe shfaqjen Live të materialeve të ndryshme” thuhet në përshkrimin e punëve në IMG.

Kandidatët e interesuar, do të angazhohen në të gjitha produktet e Apple, përfshirë Saphari, iTune, Photos, Music, TV on iOs, macOS dhe 3rd. Për pozitën numër shtatë, kërkohet që të jetë ekspertë në ‘streaimng’ dhe diplomë inxhinieri.

Deri më tani, Apple ka njoftuar se po punon në platformën për video, për iPhone dhe iPad, mirëpo ka saktësuar se çfarë do të përmbajë konkretisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat