BE: Rrjetet sociale tani punojnë më mirë në eliminimin e gjuhës së urrejtjes

Teknologji

BE: Rrjetet sociale tani punojnë më mirë në eliminimin e gjuhës së urrejtjes

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:55
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka vlerësuar se rrjetet e mëdha sociale kanë rritur përpjekjet për të hequr gjuhën e urrejtjes nga platformat e tyre.

Komisionarja e Drejtësisë, Vera Jurova, tha se Kodi i Sjelljes i vitit 2016 po "funksionon mirë", pasi që Facebook, YouTube dhe Twitter reagojnë brenda 24 orëve në një mesatare prej 89 për qind të rasteve të raportuara.

Kompanitë e largojnë përmbajtjen mesatarisht në 72 për qind të rasteve. Jurova tha se ajo kurrë nuk kërkoi të hiqte çdo përmbajtje që ishte treguar, pasi që e drejta themelore për lirinë e shprehjes duhet të respektohet.

Statistikat e BE-së tregojnë se YouTube ka hequr 84.5 për qind të përmbajtjes së kontestuar, Facebook 82.4 për qind dhe Twitter 43.5 për qind.

Jurova vlerësoi se BE-ja ka gjetur "qasjen e duhur" me kompanitë e teknologjisë.

Me gjithë përparimet në gjuhën e urrejtjes, BE ende kërkon që kompanitë e mëdha të teknologjisë të bëjnë përpjekje më të mëdha për të luftuar lajmet e rreme në internet, veçanërisht përpara zgjedhjeve evropiane në maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat