Samsung me bluzë të mençur për detektimin e sëmundjeve

Teknologji

Samsung me bluzë të mençur për detektimin e sëmundjeve

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 18:07
Samsung

Samsung po zhvillon një t-shirt të zgjuar me sensorë të integruar që mund të diagnostikojnë sëmundjet nëpërmjet një telefoni të mençur.

Teknologjia përdor sensorë që mund të bëjnë lexime të gjera të funksioneve të mushkërive duke zbuluar tingujt nga organet dhe duke ofruar diagnoza dhe këshilla.

Gjithashtu mund të kryhen një sërë diagnozash përfshirë inflamimin pulmonar dhe bronkitin, por edhe për të zbuluar sëmundje kronike të mushkërive, si astma dhe HOBP (sëmundje kronike obstruktive pulmonare). 

Teknologjia merr parasysh historinë tuaj mjekësore së bashku me indeksin tuaj të masës trupore.

Për të marrë diagnozën e saktë merren parasysh mosha, gjinia, pesha dhe gjatësia e përdoruesit, si dhe historia mjekësore. 

Sensorët lidhen me telefonin e mençur, në mënyrë që përdoruesi të lexojë diagnozën, siç janë "simptomat e pneumonisë" ose "infeksioni i frymëmarrjes" në ekran. 

Bazuar në rezultatet, jepen këshilla që ndryshojnë nga parandalimi në emergjencë.

Sensorët gjithashtu mund të integrohen në lloje të tjera të veshjeve. Nuk dihet kur bluza e mençur do të dalë në treg, edhe pse kompania thotë se mundësitë janë "të pafundme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat