Zuckerberg: Facebook-u luan rolin e një kundërpeshe të domosdoshme të shoqërisë

Teknologji

Zuckerberg: Facebook-u luan rolin e një kundërpeshe të domosdoshme të shoqërisë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 23:05
Zuckerberg

Drejtori i përgjithshëm dhe themeluesi i Facebook, Zuckerberg i ka dalë sërish në mbrojtje rrjetit të tij aq të kritikuar, duke vlerësuar se interneti dhe rrjetet sociale po bëhen objekt i kritikave tejet negative, ndërkohë që ata luajnë rolin e një kundërpeshe të domosdoshme.

‘’Përpara internetit, nëse ju do të donit të tërhiqni vëmendjen mbi një çështje, zakonisht ju duhej t’i drejtoheshit politikanëve dhe medias, dikujt me pushtet për të shpërndarë mesazhin tuaj’’, shkruan Zuckerberg në një tekst të gjatë të publikuar në profilin e tij me rastin e 15 vjetorit të Facebook.

‘’Në mënyrë të ngjashme, nëse një kompani kërkon të tërheqë klientë të rinj, shpeshherë i duhej të blinte hapësira të kushtueshme reklamash’’, shton ai. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat