Zbuloi defektin serioz në “FaceTime”, adoleshenti shpërblehet nga Apple

Teknologji

Zbuloi defektin serioz në “FaceTime”, adoleshenti shpërblehet nga Apple

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 14:19
Ilustrim

Grant Thompson zbuloi se personave që iu shkonte thirrja në FaceTime për bisedë në grup, mund të përgjoheshin edhe nëse këta të fundit nuk e kishin pranuar ende telefonatën. Ai e konsideroi këtë një defekt të tmerrshëm ndaj insistoi derisa mori përgjigje nga gjigandi i teknologjisë.

Pas vënies në dijeni Apple falenderoi përzemërsisht të riun dhe çaktivizoi momentalisht opsionin e bashkëbisedimit në grup mes disa personave në FaceTime, ndërsa po merret me rregullimin e problemit.

Edhe pse ky problem po diskutohej fillimisht në rrjetet sociale u desh vënia në dijeni dhe insistimi i 14-vjeçarit Grant për t’u marrë seriozisht nga kompania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat