Shtetet e fuqishme dalin "kundër" Kinës për rrjetin 5G

Teknologji

Shtetet e fuqishme dalin "kundër" Kinës për rrjetin 5G

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 13:01
5G

Industria e rrjetit të telefonisë celulare ka bërë thirrje për një skemë të re evropiane të testimit të sigurisë për të kontrolluar pajisjet 5G.

Disa shtete kanë ndaluar kompanitë që të shpërndarjnë rrjetin 5G për shkak të sigurisë. Gjigantët kinezë Huawei dhe ZTE që kanë rrjetin 5G janë përballur me hulumtime intensive.

GSMA, i cili prezanton 800 rrjete operatore ka thënë se një skemë e testuar do të zvogëlojë ndalimin e përhapjes së 5G.

Australia, Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar Huawei që të furnizojë rrjetet e tyre. Ndërkohë, Kanadaja ka nisur një hulumtim sigurie në produktet Huawei dhe Britania e Madhe po heq celularët Huawei për shkak të rrjetit 5G.

Shumë shtete dyshojnë se qeveria kineze po përdor celularin për të spiunuar dhe marrë informacione të vlefshme nga vendet rivale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat