Operatorët bëjnë thirrje për testime sigurie të pajisjeve 5G

Teknologji

Operatorët bëjnë thirrje për testime sigurie të pajisjeve 5G

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 09:45
Foto ilustruese

Disa vende kanë ndaluar kompani të caktuara për furnizimin e operatorëve lokalë me pajisje të rrjetit 5G për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Gjigandi Huawei dhe ZTE janë dy prej kompanive më të prekura.

GSMA, një shoqatë e cila përfaqëson 800 operatorë celularë, tha një skemë testimi do të eliminonte nevojën për të bllokuar furnizues të ndryshëm.

Australia, Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar Huawei të furnizojë operatorët celularë me pajisje për rrjetin 5G.

Kanadaja gjithashtu po kryen hetime ndaj produkteve të Huawei ndërsa gjigandi Britanik BT ka vendosur të heqë pajisjet e Huawei nga bërthama e rrjetit 5G.

Shumë vende tremben se qeveria Kineze përdor Huawei për të spiunuar rivalët dhe vjedhur informacione.

Huawei është shprehur disa herë se nuk ka lidhje me qeverinë Kineze dhe nuk i bashkon asgjë përveç taksave. Por kritikët vënë në pikëpyetje lirinë e çdo biznesi Kinez përballë influencës së Pekinit.

GSMA shqetësohet se bllokimi i kompanive si Huawei mund të shtyjë implementimin e 5G-së dhe të rrisë kostot.

“Pasoja të tilla janë plotësisht të shmangshme,” thuhej në deklaratën e GSMA.

Institucioni shpreson që të krijojë një task force Evropiane për të testuar pajisjet. GCHQ Britanike kishte bërë testime të pajisjeve të Huawei dhe kishte evidentuar “mangësi” duke mos dhënë garanci se firma nuk përbën kërcënim.

Deklarata e GSMA gjeti mbështetjen e Deutsche Telekom dhe Telefonica. Vetë Huawei është anëtar i GSMA dhe një prej mbështetësve më të mëdhenj të Kongresit Mobil Botëror që do të mbahet në fund të muajit nga GSMA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat