Britania e Madhe akuzon Facebook për shkelje të qëllimshme të ligjit për privatësinë

Teknologji

Britania e Madhe akuzon Facebook për shkelje të qëllimshme të ligjit për privatësinë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 14:24
Ilustrim

Deputetët britanikë lëshuan një raport të ashpër sot, duke denoncuar Facebook për shkelje të qëllimshme të ligjeve të privatësisë dhe mbrojtjen e konkurrencës në Britaninë e Madhe, duke kërkuar më shumë kontroll mbi kompanitë e rrjeteve sociale.

Raporti mbi lajmet e rreme dhe dezinformimet në rrjetet sociale vjen pas hetimit 18-mujor, raporton AP.

Komiteti parlamentar që përgatiti raportin thekson se faqet e rrjeteve sociale duhet të zbatojnë kodin e etikës të detyrueshme të mbikëqyrur nga një rregullator i pavarur për të kontrolluar më mirë përmbajtjen e dëmshme ose të paligjshme.

Në raport i bëhet thirrje Facebook, për të cilin thuhet se struktura e faqes së tij është projektuar për të "fshehur vetëdijen dhe përgjegjësinë për vendime të caktuara".

Reuters raporton se me rastin e raportit britanik, Facebook njoftoi sot se është "i hapur për të gjitha rregulloret që kanë kuptim".

"Jemi të hapur për rregullime domethënëse dhe mbështesim rekomandimin e komisionit për reformën e ligjit zgjedhor", tha Karim Palant, menaxher i politikës publike të Facebook.

Ai shtoi se Facebook nuk është "e njëjta kompani" siç ishte një vit më parë dhe se tashmë ka bërë ndryshime të rëndësishme në procedurat e saj.

Facebook u përball me një skandal të madh në lidhje me sjelljen jo korrekte të privatësisë vitin e kaluar, kur lejoi Cambridge Analytics, kompaninë tashmë të shuar britanike që merrej me grumbullimin e të dhënave, për të hyrë në informacionin privat të 87 milionë shfrytëzuesve të atij rrjeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat