Facebook mundëson të mbahen privat të dhënat e lokacionit

Teknologji

Facebook mundëson të mbahen privat të dhënat e lokacionit

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 20:48
Deri më tani, përdoruesit e Apple, i ka pasur mundësinë e refuzimit të tregimit të lokacionit

Rrjeti social Facebook, është akuzuar për një numër të madh shkeljesh të privatësisë, si dhe shpërndarjes së të dhënave të përdoruesve.

Mirëpo, shfrytëzuesit e këtij lokacioni, do ta kenë më të mundësinë, që ta mbajnë private dhe të mos iu regjistrohet lokacioni ku ndodhën.

Deri më tani, përdoruesit e Apple, i ka pasur mundësinë e refuzimit të tregimit të lokacionit, gjithnjë të tregohet lokacioni dhe vetëm atëherë kur aplikacioni është në përdorim.

Tani është lansuar edhe mundësia e “Backround Location” që nënkupton se vendndodhja juaj nuk do të tregohet, nëse e keni ju nuk dëshironi.

Kjo pamundëson të shihni “Nearby Friends” dhe të shoqëroheni me miqtë virtual që i keni në afërsi, por do të keni qetësi të mendjes.

Për fat të keq, ky opsion nuk është i mundur edhe në Android, teksa zyrtarë në Facebook, pretendojnë se edhe kjo do të ndodhë së shpejti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat