Prindër kujdes, pamje të frikshme fshihen në filmat e animuar për fëmijë në youtube

Teknologji

Prindër kujdes, pamje të frikshme fshihen në filmat e animuar për fëmijë në youtube

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 06:26
Foto ilustrim

Shoqëria kombëtare për mbrojtjen e padrejtësisë ndaj fëmijëve ka akuzuar rrjetin argëtues YouTube për dështimin në ndaljen e videove me përmbajtje të dëmshme në kanalin e fëmijëve

Kanali YouTube Kids është kritikuar edhe nga prindërit për mos largimin e videove të animuara që përmbajnë video me metoda të vetëvrasjes në platformën e tyre.

Videot e shumta shfaqin një përdorues të YouTube duke demonstruar metoda të ndryshme si të vetëvritesh.

Kompania Google, e cila e zotëron platformën YouTube tha se është vështirë të fshihen përmbajtjet e tilla, transmeton Insajderi.

“Ne kemi politika të rrepta të cilat ndalojnë videot që promovojnë dëmtimin e vetës. Ne mbështetemi në përdoruesit tanë të cilat i raportojnë këto video dhe teknologjinë që është e aftë t’i detektoj këto përmbajtje për shikuesit tanë”- ka deklaruar kompania.

Është e paqartë se pse këto klipe me përmbajtje të tilla shfaqen më shumë në filmat e animuar për fëmijë, pyetje kjo e cila i është shtruar YouTube dhe Google, por ende nuk ka përgjigje.

Image
Image

Në raportin e fundit transparent, thuhet se Google ka fshirë më shumë se 7.8 milion video nga platforma e saj nga korriku deri në shtator të vitit 2018, ku rreth 74% të tyre janë fshirë para se të shikoheshin nga përdoruesit e YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat