Wozniak: Apple po vonohet me telefonat palosës

Teknologji

Wozniak: Apple po vonohet me telefonat palosës

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:25
Steve Wozniak

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, mezi po pret që të dalë në treg një iPhone që paloset.

Në një intervistë me “Bloomberg”, ai tha se Apple është lider në disa prej fushave kryesore, mirëpo jo edhe në atë të telefonave që palosen.

“Apple tashmë prej kohësh është lider në disa shërbime si ‘touch ID’, ‘facial ID’ dhe ai për pagesa me iPhone, por jo edhe në fushën e telefonave që palosen dhe kjo është shqetësuese sepse edhe unë vërtet e dua një telefon të tillë”, deklaroi Wozniak.

Deri më tani, Apple nuk e ka shprehur publikisht se është duke punuar për ndonjë telefon palosës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat