Blackberry ngre padi ndaj Twitter, me akuzën se po ia shfrytëzon teknologjinë e mesazheve

Teknologji

Blackberry ngre padi ndaj Twitter, me akuzën se po ia shfrytëzon teknologjinë e mesazheve

Më: 1 mars 2019 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Gjiganti i dikurshëm telefonik, Blackberry ka ngritur padi ndaj Twitter, me akuzën se ky rrjet social po ia shfrytëzon paligjshëm teknologjinë e mesazhe, që e kishte krijuar kjo kompani dikur.

Në aktakuzë, prodhuesi i telefonave i referohet Twitterit si ‘i ardhur vonë në botën e teknologjisë’, ndërsa e konsideron si shkelës i gjashtë patentave të mbrojtura.

“Krijuan sistem të shkëmbimit të mesazheve, të njëjtë me atë që e ka pasur telefonia jonë, shfrytëzuan një numër të krijimeve origjinale dhe rritën funksionalitetin, me ndihmën e produkteve që kompania jonë i ka krijuar vite më parë” thuhet mes tjerash në akuzën e Blackberry.rodhuesi kanadez ka bërë të ditur se ka kontaktuar me Twitter, për një marrëveshje lidhur me këto pretendime, mirëpo nuk është gjetur ndonjë marrëveshje, për atë që e konsiderojnë si shfrytëzim i pronës intelektuale.

Derisa gjithçka do të vendoset në gjykatë, bëhet e ditur se Blackbarry ka ngritur padi të njëjta edhe ndaj Facebook dhe Snapchat para një viti, por që ende nuk është zhvilluar ndonjë seancë gjyqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat