Twitter ka sjellë opsionin e ri për kontroll rreth bisedës

Teknologji

Twitter ka sjellë opsionin e ri për kontroll rreth bisedës

Më: 2 mars 2019 Në ora: 13:28
Twitter

Rrjeti social Twitter ka zhvilluar mjetin e tij më të ri i cili i lejon përdoruesit e saj të kenë kontroll rreth bisedës që zhvillohet në shkrimet e tyre.

Rrjeti gjigant e konfirmoi se është duke e testuar opsionin “Hide Tweet” apo mundësinë për t’i fshehur komentet e personave të tjerë, në vend që t’i bllokoni ata.

Sipas fotove të publikuara nga kompania, shihet se përdoruesit mund të qasen me këtë mjet vetëm duke klikuar butonin e menysë në një tweet, dhe nga aty mund të selektojnë opsionin hide tweet.

Ky buton nuk i fshin komentet përgjithmonë, përdoruesit mund t’i kthejnë ato duke klikuar “View Hidden Tweets”.

“Njerëzit të cilët fillojnë një bisedë interesante në Twitter janë shumë të rëndësishëm për ne dhe duke i dhënë përdoruesve kontroll ne duam të sigurohemi se bisedat e tyre janë sa më pozitive,” ka thënë Michelle Yasmeen Haq, menaxhere e produkteve të Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat