Tim Cook: Apple po përgatit produkte që do të ju mahnisin

Teknologji

Tim Cook: Apple po përgatit produkte që do të ju mahnisin

Më: 2 mars 2019 Në ora: 15:57
Tim Cook

Sipas një raporti të fundit të botuar nga Bloomberg, CEO i Apple Tim Cook bisedoi me investitorët në takimin e përgjithshëm vjetor të kompanisë në Cupertino të Kalifornisë, për të tashmen dhe të ardhmen e Apple. Cook tha se ai nuk ka qenë kurrë më optimist se ku është sot Apple dhe ku është në të ardhmen.

Kompania me bazë në Cupertino u përball së fundi me çështjet e performancës së shitjeve për modelet e tyre të fundit të iPhone të cilat nuk shiten siç pritej.

Tim Cook tha se Apple është “duke mbjellut farat” dhe “rrotulluar zarin” në produktet e ardhshme që thjesht do t’ju “mahnisin”.

Është e ditur se Apple ka qenë historikisht në kryesimin e inovacioneve dhe parashikimit, dhe fjalët e Cook janë përgjatë këtyre linjave.

Prodhuesi i iPhone po planifikon të dyfishojë të ardhurat e shërbimit deri në vitin 2020 nga rreth 25 miliardë dollarë në vitin 2016.

Apple gjithashtu dëshiron të ulë çmimin e MacBook Air prej 1.200 dollarësh.

Cook konfirmoi se Apple po punon në një palë syze AR, pasi realiteti i shtuar është e ardhmja, sipas tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat