Studimi i Windows 10 zbulon që azhurnimet automatike janë efektive por konfuze

Teknologji

Studimi i Windows 10 zbulon që azhurnimet automatike janë efektive por konfuze

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:52
Windows 10

Një studim i kohëve të fundit tregoi se edhe pse azhurimet automatike të cilat i praktikon Microsofti për Windows 10 janë të mira në mbajtjen e kompjuterëve të sigurt, vetë procesi është më konfuz seç duhet të jetë, përcjell PCGamer.

Një pjesë e problemit është se shfrytëzuesit nuk janë të vetëdijshëm për kontrollin që është në dispozicion të tyre. Hulumtuesit nga kolegji universitar në Londër i anketuan 93 përdorues të sistemit Windows 10 Home dhe zbuluan se vetëm 28 për qind e tyre dinë për funksionin "active hours", i cili mundëson që të caktohet korniza kohore gjatë së cilës Windowsi nuk do ta ristartojë kompjuterin për t’i instaluar azhurnimet automatike.

"Gjysma e pjesëmarrësve tanë raportuan ristartime të papritura, ndërsa gjysma raportuan shqetësim në rritje për gjendjen e pajisjeve të tyre nëse azhurnimi kishte zgjatur shumë", theksojnë autorët e raportit. Ngarkesa në fund bie në përdoruesit për të kuptuar se cilat kontrolle janë në dispozicion të tyre, edhe pse u theksua se azhurnimet në Windows 10 janë paksa konfuze.

Autorët e krijuan një diagram (i cili është në dispozicion në kuadër të studimit), bazuar në atë që ata vunë re në një makinë virtuale e cila e përmbante një snapshot të instalimit të freskët të Windows 10 Home. Sa herë që Microsofti publikonte azhurnime të reja, autorët e kthenin snapshotin për t’ia mundësuar makinës virtuale që ta shkarkojë dhe instalojë këtë azhurnim. Kjo u mundësoi atyre që të provojnë skenarë të ndryshëm.

Është me rëndësi të theksohet se studimi nuk i zhvlerëson azhurnimet automatike në Windows 10 dhe thekson se ky funksion mund të konsiderohet i suksesshëm. Megjithatë, ai gjithashtu zbulon se ekzistojnë disa fusha ku përmirësimet janë të e mundshme, sidomos kur bëhet fjalë për ristartimin e sistemit, si dhe që funksioni "active hours" padyshim që ka shumë të meta.

Sipas autorëve të raportit, cilësimet e parazgjedhura për orët aktive nuk janë të përshtatshme për 97% të përdoruesve. Pjesë e arsyes për këtë është se orët aktive by default zgjasin mes orës tetë në mëngjes dhe 17 pasdite, gjë që i përshtatet shumicës së përdoruesve afaristë por jo edhe përdoruesve shtëpiakë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat