Çfarë s’mund të komentoni më në Instagramin dhe Twitterin e familjes mbretërore?

Teknologji

Çfarë s’mund të komentoni më në Instagramin dhe Twitterin e familjes mbretërore?

Më: 4 mars 2019 Në ora: 19:07
Çfarë s’mund të komentoni më në Instagramin dhe Twitterin e familjes mbretërore?

Në përpjekje për të luftuar bulizmin, ofendimet dhe fjalët e pahijshme në rrjetet sociale, familja mbretërore ka publikuar një sërë rregullash për fansat që ndërveprojnë me ta në profilet e tyre zyrtare në Twitter dhe Instagram. Sipas këtyre rregullave komentet nuk mund të:

1.Përmbajnë fjalë fyese, ofendime, kërcënime, janë abuzive, shfaqin urrejtje, promovojnë dhunën apo ngacmimet seksuale.

2.Promovojnë diskriminimin, bazuar në: racën, gjininë, fenë, nacionalitetin, paaftësinë, orientimin seksual ose moshën.

3.Thyerjen e kushteve dhe rregullave të mediave sociale.

4.Komente të pakuptueshme ose që nuk lidhen me temën.

5.Përmbajnë reklama ose shërbime promocioni.

Çfarë ndodh kur ju thyeni rregullat e sipërpërmendura?

Familja mbretërore ka të drejtën të fshijë apo fshehë komentet, të bllokojë komentuesit, si dhe t’jua dërgojë komentet autoriteteve të investigimit. Kjo masë u ndërmor pas ankesave për komentet mes fansave të dy dukeshave, Kate dhe Meghan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat