Zuckerberg: Facebook do të bëhet më privat

Teknologji

Zuckerberg: Facebook do të bëhet më privat

Më: 7 mars 2019 Në ora: 07:35
Mark Zuckerberg

Shefi i Facebook, Mark Zuckerberg, deklaroi se shërbimet e mesazheve private dhe të sigurta do të bëhen më popullore se të ashtuquajturat platforma të hapura.

Në blogun e tij, Zuckerberg shpalosi vizionin për ta shndërruar Facebookun në një “platformë të përqendruar në privatësi”.

Facebook zotëron Messenger dhe WhatsApp, por mesazhet e koduara kanë limituar mundësinë që kompania të inkasojë të ardhura përmes reklamave.

Ky rrjet social ka qenë në qendër të kritikave për një seri skandalesh që kishin të bëjnë me të dhënat personale të përdoruesve, përcjell KosovaPress.

Në vitin 2018, u kuptua se të dhënat e rreth 50 milionë përdoruesve janë kaluar për konsulenca politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat