Patenti i Samsung flet për TV pa tela në të ardhmen

Teknologji

Patenti i Samsung flet për TV pa tela në të ardhmen

Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Samsungu është një prej prodhuesve më produktivë të televizorëve, ndërsa patenti i dizajnit të ri premton një nivel krejt të ndryshëm të dizajnimeve interesante dhe kualitetit të fotografisë. Sipas sajtit LetsGoDigital, Samsung Electronics ka dorëzuar kërkesën për patentin, i cili sugjeron idenë e transmetuesit dhe ekranit pa tel.

Patenti është publikuar para pak ditësh, ndërsa një prej ideve që televizori të furnizohet pa tel është që të shfrytëzojë mbështjellje më të gjerë. Mirëpo, pasi që pajisjet TV kanë tendencën që të shkojnë nga dizajni gjithnjë e më i hollë, kjo nënkupton që në brendi të pajisjeve nuk ka vend për implementimin e një mbështjelljeje të tillë. Zgjidhja e Samsungut sipas patentit të ri është që të shfrytëzohet shufra e cila vendoset horizontalisht prapa televizorit. Receiveri pa tel do të lidhej në kutinë e ndarë, e cila duket si “sound bar” dhe në të do të gjendej transmetuesi pa tel.

Si gjithmonë kur bëhet fjalë për patentet e kësaj natyre, nuk është e qartë nëse zgjidhja nga ky aplikim do të implementohet ndonjëherë në ndonjë produkt komercial konkret. Megjithatë, nuk ka dyshim që ka mjaft shfrytëzues që nuk duan kabllo të pështjelluara prapa televizorëve të tyre.

Kjo zgjidhje do të mundë të aplikohet në pajisjet gjithnjë e më të popullarizuara 4K dhe 8K, të cilat vetëm do të vareshin në mur, ndërsa mes modeleve të tilla me siguri që gjendet edhe linja Frame e televizorëve të Samsungut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat